Ed Sheeran dhe partnerja e tij, Cherry Seaborn, janë bërë prindër për herë të dytë.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtari bëri me dije se tashmë është baba i një tjetër vajze.
“Dua t’ju bëj të ditur të gjithëve se kemi një vajzë tjetër të bukur,” tha ai.
Këngëtari bëri publik lajmin e fëmijës së dytë përmes një fotoje ku duken në palë çorape të vockla
Ed Sheeran dhe Cherry janë prindër të një vajze 1-vjeçare, Lyra Antarctica. Sheeran dhe Cherry Seaborn, të lidhur prej shumë vitesh, u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 2018.