Kylie Jenner zbulon për herë të parë emrin dhe portretin e djalit të tyre

E quajtën fillimisht Wolf për të lajmëruar pas pak kohësh se ia kanë ndërruar.

Kylie Jenner dhe Travis Scott vendosën që emrin e ri të djalit të tyre ta mbajnë sekret.

Por tani që Kylie i ka dhënë fund lidhjes me reperin ajo ka vendosur që pas 11 muajve jetë të të birit ta zbulojë emrin dhe portretin e tij për herë të parë.

Aire quhet bebushi i çiftit dhe ka kuptimin e ‘Luani i Zotit’.

Fotoja e parë që ajo ndau ishte një ‘selfie’ e adhurueshme në pasqyrë që kishte bërë teksa mbante në krah djalin e saj 11-muajsh.

Nëna e dy fëmijëve më pas ndau një foto të lezetshme të Aireit të ulur në një divan ngjyrë bezhë, ndërsa mbante një kapele të zezë mbi flokët e tij kaçurrelë.