Sabiani është nga artistët që jetën private e mban larg syrit të medias dhe publikut. Pas hyrjes së tij në BBV kureshtja për të zbuluar më shumë rreth jetës së tij u shtua.
Dihej që ai ishte bërë baba për herë të dytë nga partnerja e re pas ndarjes nga nëna e Kejsit dhe djalin e kishte përmendur por jo edhe nënën e tij madje nuk ka postuat kurrë as foto me të.
Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se ajo është grimiere me profesion dhe quhet Arnisa Xhikaj.
Ajo është gjithmonë pranë Sabianit kudo, por këngëtari sërish ka zgjedhur që të mos e zbulojë as identitetin dhe as fotot e saj, duke e lënë mister për publikun se cila është nëna e djalit të tij 3-vjeçar.