Monika Lubonja dhe Arjola Demiri nisën një miqësi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe shpesh i pamë në krah të njëra-tjetrës.
Ato ndanë bashkë momente të bukura e të vështira, por u duk se shoqëria e tyre pati një krisje menjëherë pas daljes nga “BB VIP”.
Teksa Monika tregonte në studio sa e vlerësonte Arjolën, kjo e fundit mbajti një qëndrim serioz duke i bërë të gjithë të dyshojnë se gjërat s’janë si më parë.
Këtë sjellje të sajën, Monika e justifikoi me faktin që Arjola kishte qenë pagjumë dhe e rraskapitur nga emisioni, ndërsa Arjola nuk e komentoi.
Por, diten e sotme ajo u ngacmua per kete pjese teksa ishte e ftuar per nje interviste ne emisionin “Goca & Gra”.
Arjola hodhi poshte te gjithe zerat per nje krisje te mundshme mes saj dhe Monikes, tregoi se se shpejti do te takohen, por gjithashtu tregoi se numrin e saj te telefonit nuk e ka ende por kane kontaktuar vetem me ane te Instagramit.