Në shtëpinë e BBV janë nxehur paksa gjakrat pasi Olta Gixhari zgjodhi të cojë në nominim 3 banorët: Luiz, Kiara dhe Bledi.
Pas prime-t, Olta dhe Kiara kanë debatuar me njëra-tjetrën, duke ironizuar se sa të dashura janë.
Teksa Kiara po i tregonte Oltës se sa e dashur është si person, kjo e fundit ia ktheu: “Siç është burri jot“, referuar Luizit.
Kiara i tregoi se është duke i rrënë në “qafë” kot pasi asnjëherë nuk i ka bërë gjë, teksa më pas shtoi: “Çfarë ke me burrin tim, merru me burrin tim, nëse ke këllqe, nëse ske merru me mua“.
Pjesë nga debati:
Kiara: Je shumë e dashur
Olta: Shumë. Siç është burri jot
Kiara: Çfarë ke me burrin tim, merru me burrin tim, nëse ke këllqe, nëse ske merru me mua
https://www.instagram.com/reel/Co1fR2XtpGq/?igshid=YmMyMTA2M2Y=