Eksperti i IT-së, Said Dulevic, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet TikTok-ut, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë ku foli për fenomenin “Big Brother VIP”.
Si fillim, Dulevic renditi disa nga momentet që sipas tij kanë rritur audiencën e reality show-t, ku e nisi nga shpulla e Kejvinës ndaj Luizit pak javë më parë, e deri te historitë e dashurisë në BBV 1 & 2.
Teksa bëri një krahasim mes sezonit aktual dhe atij të vitit të kaluar, Dulevic tregoi ndër të tjera se dyshja Luiz dhe Kiara ka arritur të grumbullojë më shumë klikime në një afat kohor më të shkurtër se sa trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix.
“Ndjekje rekord Big Brother ka pasur në datën 17 janar që përkon me përjashtimin e Kejvinës nga formati. Po ashtu historia e sëmundjes së Luizit solli shumë ndjekës të kësaj historie. Fillimisht Luizi u mor inat dhe të gjithë ju kthyen kundër, por më pas e gjithë situate u kthye pro Luizit. Më tej historia e tij me Kiarën është më tepër e ndjekur se historia e çiftit Bora-Donald-Beatrix të një viti më parë”, u shpreh eksperti.
Kujtojmë se drama mes Bores, Donaldit dhe Triksës vazhdon ende të komentohet në rrjet, megjithëse ka kaluar më shumë se një vit.