Endri dhe Stefi Prifti ishin të ftuarit e kësaj të mërkure në “Pardon My French me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron.
Vëllezërit folën për karrierën, jetën personale dhe ndër të tjera komentuar Eurovision-in ku këtë vit ishin pjesëmarrës.
Endri nuk u rezervua të thotë pa dorashka se festivali u manipulua dhe kënga e tyre nuk u vlerësua si duhet.
“Kënga jonë duhet të ishte në vend të parë, të zbritej 100 shkallë poshtë dhe pastaj të vendosej vendi i dytë dhe vendi i tretë. Kjo është këngë me mesazh që duhet të shkojë në Eurovision. Ta keni me garanci që vendoset 6 muaj para se kush fiton festivalin. Është një grup vagabondësh që drejtojnë këtë festival dhe e kanë vendosur 6 muaj para, të gjitha të vendosura me kalem. Unë prapë do shkoj në mes të atyre zagarëve,” – u shpreh Endri.
Ndërkohë sipas Stefit, kënga e tyre përfaqësonte nivelin më të lartë artistik për Shqipërinë.
“Festivali kombëtar dëshiron të përfaqësojë në Eurovision, por duhet të ndahet nëse çmimi i parë i festivalit kombëtar i jepet kujt do shkojë në Eurovision apo të jepet me meritë vlere artistike. Çmimi i parë vlerësohet me ‘kërkesat’ e Eurovision,” – tha Stefi.