Johnny Depp dhe avokatja e tij, Camille po flirtojne qellimisht, por pse?!

Nje nga avokatet e Johnny Depp, Camille Vasquez ka marre gjithe vemendjen nga mediat si dhe rrjetet sociale.

Se fundmi, ajo ka marrë në pyetje ish-bashkëshorten e Depp, Amber Heard, në gjyqin e tyre në Virxhinia.

Mirepo, pavaresisht rolit qe ajo ka, eshte pare shpesh mjaft e afert me klientin e saj, duke ngritur dyshime per nje romance te mundshme mes tyre.

Lidhur me kete teme, ka folur dhe nje ekspert i gjuhes se trupit ku i beri nje pershkrim dyshes Camille-Depp.

Ai tha se Depp duket si një “Hero romantik”.

Në momente të ndryshme gjatë procesit gjyqësor, Vasquez është parë duke buzëqeshur përkrah Depp-it dhe madje e ka përqafuar brenda sallës së gjyqit.

Por një tjetër eksperte e gjuhës të trupit thotë se përqafimet e tyre mund të jenë një përpjekje për ta bërë Depp të duket më i butë dhe më i pëlqyeshëm.

“Duket flirtuese, por kjo është ndoshta thelbi”, ka thënë së fundmi ekspertja Judi James për Daily Mail të enjten.

“Sjellja e saj në gjykatë e kthen Deppin në rolin e heroit romantik,” shtoi më tej James.

Një fotografi e Vasquez-it duke përqafuar Depp-in qarkulloi në rrjete sociale dhe i bëri ‘lëmsh’ ndjekësit.

Ata u panë gjithashtu teksa qeshnin dhe pëshpëritnin me njëri-tjetrin.

Madje, shumë persona dyshuan se Depp dhe avokatja e tij mund të jenë në një marrëdhënie dashurie.