Pas shume kohesh mungese neper intervista, Romeo Veshaj ishte i ftuar ne panelin e “Goca & Gra” ku nuk ju shpetoi shume pyetjeve per te cilat ka patur kuriozitet nga ana e publikut.
Fillimisht, ai u pyet mbi emisionin me te ri me Donaldin qe do te startoje kete te premte, “Me ler te flas”.
Romeo tregoi se emisoni do te permbaje intervista, skeçe, pjese humoristike, lojra etj.
Gjithashtu, ai u shpreh se te ftuarit e pare do te jene bombe mirepo nuk deshiroi te zbulonte asnje emer ende.
Nga ana tjeter, Romeo u pyet edhe mbi jeten e tij private dhe statusin aktual.
Ai tregoi se tashme eshte single, duke konfirmuar keshtu ndarjen nga Aleksia Peleshi.
Kujtojme se teksa ishte e ftuar ne intervisten e saj te fundit, ne kohen kur dyshohej per nje ndarje te mundshme me Romeon, Aleksia nuk e konfirmoi ndarjen me te madje foli rreth lidhjes se tyre, megjithese kur u pyet per heqjen e Romeos nga Instagrami, ajo refuzoi te pergjigjej.
Mesa duket, marredhenia e tyre nuk eshte rregulluar qysh atehere, por ka ardhur duke u perkeqesuar duke cuar keshtu ne ndarje.