Dy opinionistet Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku , darkën e sotme u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, për të kaluar kohë me banorët.
Ata kaluan një darkë të këndshme duke folur për tematika të ndryshme të shtëpisë më të famshme.
Një moment pikant ishte kur Arbri nisi t’u tregonte banorëve një ngjarje nga jashtë, që ata nuk e dinë.
“Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?” – tha ai.
Kujtojmë se Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Finalja e madhe është me 18 shkurt, ku do të shpallet fituesi i trofeut që vlen 115 mijë euro.