Pervecse eshte pelqyer dhe levduar nga nje pjese e publikut, emisoni “Me ler te flas” ka patur edhe kritika te shumta.
Nder komente shihet se dy binjaket kritikohen per menyren se si nderpresin te ftuarit tek flasin, per humorin e tepruar dhe faktin se ne cdo episod, ne nje menyre apo nje tjeter, permendet Bora Zemani.
Madje, se fundmi pati komente te shumta persa i perket seksualizmit ndaj femres, konkretisht ndaj Megi Pojanit dhe Beniades gjate nje skeci te pergatitur nga binjaket.
Nje prej personazheve te njohur qe ndan te njejtin mendim me kte pjese te publikut eshte edhe Sindi Loci.
Teksa ka organizuar nje pyetesor me ndjekesit e saj, Sindi eshte pyetur mbi mendimin qe ka per emisonin “Me ler te flas”.
Ashtu sic jemi mesuar shpesh t’a shohim, edhe kete here Sindi shprehu nje mendim te drejtperdrejte, tek u shpreh:
“Emision pa asgje te vecante, intervista te zakonshme, humor “burgu”, skece te kopjuara copy-paste nga italianet (mos me beni te flas seksualizimin ndodhin qe per qe i bejn femres). Vetem ne Shqiperi emisione te tilla te marrin duartrokitje dhe klikime… Tema kryesore ne cdo episod eshte cifti i famshem!
Pra me pak fjal, emision sipas mendimit tim pa pik kuptimi! Megjithate nuk dua te gjykoj thjesht po shpreh mendimin tim. Mund te jem dhe plotesisht gabim!”