Në një intervistë për emisionin “Impact”, në RTV Ora, poeti dhe autori i disa këngëve Agim Doçi, u pyet ndër të tjera edhe “nëse e njeh Luiz Ejllin” dhe si do ta përshkruante atë.
Ndërsa shton detaje të parëndësishme për konkurrentin e Big Brother, si shtresa e familjes së tij dhe të tjera, Doçi thotë se e ka njohur që fëmijë dhe në faza të ndryshme të jetës së tij. Megjithatë, tani ai ka një teori se Luizi po e imiton.
“Ka arritur deri aty sa në të gjitha veprimet, komportimet, përpiqet të imitojë Agim Doçin. Unë jam i paimitueshëm. Më imiton në çdo gjë”, thotë ai.
Më vonë poeti thekson se “nuk e imiton”, por “ka komportimet e tij”, pak a shumë si një përpjekje ‘e dështuar’ për ta imituar.
Ai thotë edhe se “është e vështirë ta imitosh sepse ka tjetër bagazh, tjetër ‘inventar’ [në mendje]”.
Tani, na duhet thjesht që Agim Doçi të hyjë në shtëpinë e “Big Brother” për ta vërtetuar si duhet këtë. Por, poeti nuk duket dhe aq pro “trash TV”.