Mbremjen e djeshme banoret kishin si vizitore dy opinionistet e BBV, Balinen dhe Arbrin, per te cilet gatuan edhe nje darke speciale.
Teksa Donaldi dhe Balina dolen ne oborr, ajo i kerkoi te vishte xhupin e tij pasi ishte ftohte, por teksa shkoi t’a vishte u vu re nje levizje e dyshimte e saj.
Faqja “DemaskimeBBVip1” ka bere publike nje video ku ka hedhur dyshimet se Balina i ka lene Donaldit nje leter apo dicka tjeter per ta ndihmuar.
Ajo futi doren ne xhep e saj, ktheu koken per te pare nga banoret e tjere e me pas shkon dhe kap xhupin e Donaldit.
Normalisht qe ky eshte thjesht nje hipoteze, megjithese levizjet e Balines jane me te vertete dyshuese.
Kujtojme se Balina shpesh eshte akuzuar se mban anen e Donaldit ne cdo debat te tij, madje para se te largoheshin nga shtepia ajo i kerkoi edhe nje autograf , te cilin Donaldi ne forme shakaje ja beri ne nje qepe.