Debatet mes Vivien dhe Xhulianës vazhdojnë ende brenda shtëpisë. Mirëpo një debat i tyre së fundmi ku Xhuliana përmendi dhe Getinjon, duket se nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit.
Si shenjë “hakmarrje”, ai publikoi një bisedë private të tij dhe Xhulianës në rrjetin social instagram, por më pas “u pendua” dhe e fshiu menjëherë
Në bisedën e fshirë nga Getinjo shihej se Xhuli e ftonte për kafe. “Get çfarë po bën? Po iki të takoj një klient nga Londra, a po vjen të takohemi atje”, dëgjohej të thoshte ajo.
Postimin tashmë të fshirë, Getinjo e shoqëroi me shkrimin: “Kjo e nguc Vivin për shkak meje se vetëm missed call ka qenë tek unë!”
Më pas, Getinjo reagoi nëpërmjet një tjetër postimi në rrjetet sociale, ku shprehte revoltën e tij ndaj Xhulianës se e perdor emrin e tij për loje.