Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli prej disa muajsh është bërë nënë për herë të parë.
Ajo me partnerin e saj turk, Usta, janë bërë prindër të dy binjakëve, një vajzë dhe një djalë, të cilët i kanë quajtur Ivy Blue dhe Icon.
Në javët e para Genta ka mbajtur të fshehtë ardhjen e tyre në jetë për të publikuar më vonë fotot.
Ndërsa së fundmi përmes rrjeteve sociale ajo publikuar edhe videon e parë me të voglit e saj.
Theksojmë se Genta dhe Usta ende nuk kanë bërë dasmë, ndonëse e kishin përmendur se një gjë e tillë pritej nga ta, por gjërat nuk shkuan sipas planit të tyre mbase përshkak të pandemisë.