Kim Kardashian është në qendër të vëmendjes në çdo Met Gala këto vitet e fundit dhe as fustani i fundit nuk bëri përjashtim.
Siç mund ta keni lexuar tashmë, Kim Kardashian veshi fustanin e ikonës Marilyn Monroe kur i këndoi “Gëzuar ditëlindjen” ish-presidentit John F. Kennedy në vitin 1962.
Pasi u kritikua për faktin që u shpreh se humbi 7 kilogramë që t’i bënte fustani, Kim po komentohet ashpër së fundmi për faktin se edhe pse ishte e pamundur që zinxhiri të mbyllej, ajo sërish e veshi atë.
Në disa pamje të shpërndara nga TMZ, Kim shihet duket provuar fustanin e dizenjuar nga Jean Louis për Marilyn Monroe, një ndër më të famshmit që ajo ka veshur.
Në video, duket që është e pamundur që zinxhiri të mbyllet në pjesën e pasme. Kim dëgjohet të thotë se mund ta rregullojnë që të duket sikur i bën.
Kjo duket të jetë arsyeja pse ajo mbante një pellush që i mbulonte të pasmet. “Jo vetëm që është mungesë respekti, por edhe dëmtim i veshjes,” shkruan dikush në Twitter.
“Kim Kardashian me të vërtetë u tha të gjithëve që mbajti dietë për t’i bërë fustani dhe rezulton se ata nuk mund ta mbyllnin zinxhirin te të pasmet,” thotë një tjetër. “Ajo rrezikoi të dëmtonte një fustan historik për egon e saj. Mungesë respekti,” lexohet në një koment.
“Do të kishte qenë më mirë që Kim të rikrijonte fustanin të përshtatur me ngjyrën e saj të lëkurës dhe sipas formave të trupit të saj. Thjesht nuk i përshtatej siç duhet – dhe jo vetëm te të pasmet e saj, është kaq i vogël për belin dhe gjoksin e saj. Qartazi ky fustan u bë për Marilyn Monroe dhe kështu duhej të kishte mbetur,” thotë një tjetër.
i can’t breathe kim kardashian couldn’t fully zip that dress up why not just wear a replica pic.twitter.com/2moaBwPdEp
— farheen (@yennefars) May 4, 2022
Burimi: /Anabel