Kur bëhet fjalë për eksperimentimin e flokëve, Kylie Jenner është mbretëresha e ngjyrave dhe modeleve.
Të hënën e shohim me flokë ngjyrë rozë, të martën si një bionde të ëmbël.
Gjithsesi, të gjithë jemi kuriozë ta dimë se si janë në të vërtetë flokët e miliarderes, ndaj Kylie ka postuar një foto të rrallë, ku na tregon pikërisht floket!
Në foton e postuar, Kylie ka një model të shkurtër dhe mban disa kapëse në formën e fluturave. Ajo paraqitet me makeup-in e saj identifikues, ndërkohë që një ekip profesionist i trajton dhe i lyen pjesën e rrënjës.
Kylie është gjithmonë e kuruar dhe siç e kemi vënë re, flokët dhe eksperimentimin me to i ka prioritet.
Burimi: /Anabel