Festivali i Këngës/ Albina Kelmendi në skenë me prindërit, dy motrat dhe vëllanë

Performanca e këngëtares Albina Kelmendi në Festivalin e 61 të këngës u cilësua si e pazakontë e kjo për faktin se artistja erdhi në skenën e Pallatit të Kongreseve me familjen e saj për të interpretuar këngën “Duje”.

Ata sollën në këtë garë muzikore, një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave të familjes dhe dashurisë.

Kënga dhe paraqitja e saj po konsiderohet epike, ndërsa sipas sondazheve dhe reagimeve në rrjetet sociale, ajo deri tani është një nga emrat më të lakuar për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.

Madje, në kanalain zyrtar të RTSH-së në Youtube paraqitja live e Albina Kelmendit në Festival ka më shumë shikime.

Kujtojmë se nata e tretë e Festivalit do t’u kushtohet këngëve të këtij kompeticioni ndër vite, ku këngëtar të njohur do të këndojnë këngët që kanë lënë gjurmë në këtë festival, për të vazhduar me natën e katër kur është edhe finalja.

Fituesi i Festivalit do të shpallet nga juria, ndërsa përfaqësuesi në Eurovision do të zgjidhet me vota të publikut më 22 dhjetor.