“Edhe ti kishte marrë jetën Kejvina, ajo që bëri Luizi…”, Tea shokon rrjetin me deklaratën e saj!

Tea ka tronditur ndjekësit me qëndrimin që ka mbajtur ndaj shuplakave që Kejvina i ka dhënë Luizit.

Banorët kanë organizuar një seancë gjyqësore të supozuar në shtëpinë vip, ku Tea është shprehur me këtë deklaratë shokuese:

Sipas kodit penal të Shqipërisë dhe nëse Kejvina do ta vriste Luizin, ajo maksimumi do të dënohej më 7 vite burg. A e kuptoni sa e rëndë është ajo që ka bërë Luizi?’- i drejtohet Tea banorëve.

Sigurisht ndjekësit nuk e kanë pritur mirë një deklaratë të tillë pasi dhuna fizike e tejkalon çdo limit.

Kujtojmë se pak më parë u bënë publike edhe pamjet e shuplakave që Kejvina i dha Luizit.