Rudina Dembacaj njihet për deklarat e saj epike. Aktorja e njohur së fundmi ka zbuluar se ka vizituar një fallxhore, e cila ka parashikuar se në moshën 42-vjeçare ajo do të marrë një propozim për martesë.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të saj Markut, por aktorja e shfrytëzoi mirë këtë situatë.
“Po ju them sekretin e famshëm dhe pse jam në sheshxhirim. Para disa ditësh, shkova dhe pashë letra tarot, mes të tjerave më tha ajo: Rudina kur të shkosh 42 vjeçe, do të marrësh një propozim tjetër për martesë” (qesh). Unë e di që ndoshta shumë jush nuk do surprizohen, por Markut nuk i erdhi mirë.
Të gjithë të tjerët kanë qeshur. Që prej asaj dite i them Markut, sillu mirë me mua, se 8 vite ikin shpejt. S’janë ndodhë gjë e madhe. I thashë më bëj ndonjë dhuratë të bukur për Shën Valentin, se 8 Shën Valentin do kesh me mua, 8 ditëlindje mos u kurse se nuk ja vlen. ‘Ha ha, jeta ime’, kaq tha”, u shpreh Rudina Dembacaj.