Këngëtari i njohur, Young Zerka, ka komentuar së fundmi performancën e ish-të dashurës, Ronela Hajati, në “Eurovision”.
Gjatë një interviste, ai u shpreh se i është bërë qejfi që një këngë e tillë shkoi në festivalin evropian.
“Shumë mirë. Mu bë qejfi shumë sepse hera e parë që po shkon një këngë ritmike në Eurovision. Gjithmonë kemi shkuar me këngë “pre damarët”, i kemi pak qejf ne shqipatrët këto gjëra. Secili ka opinionin e vet por mu bë shumë qejfi që pashë një këngë ritmike në Eurovision”, tha Zerka për “T7.”
Kujtojmë që Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë çift për 5 vite, por i dhanë fund lidhjes gati 1 vit më parë.