Një episod gjatë një transmetimi live në një nga televizionet në Kosovë është bërë viral në rrjet.
Dy gazetarët e “Kanal 10” teksa ishin të pranishëm në një event që po mbahej, në një moment shohin Kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin.
Por, ata e identifikojnë si gazetarin shqiptar Blendi Fevziu dhe e thërrasin për një intervistë. Pasi i drejtohen disa herë duke i thirrur “Bled”, me shumë sportivitet Gjini ju thotë cili është.
E vendosur në siklet, gazetarja kërkon disa herë falje e thekson ngjashmërinë që kanë dy personazhet. Gjë të cilën e pohon edhe vetë Gjini.
E ky moment ka mbërritur edhe në sytë e Blendit (atij realit këtë herë). Edhe gazetari shqiptar duket e ka marrë me shumë sportivitet këtë moment duke u shprehur se edhe vetë e ngatërron veten me Ardianin.
Madje, ai ka dhe një mesazh për dy gazetarët të cilët sipas tij e kanë kaluar shumë mire situatën.
“Meqënëse po ma nisin shumë këtë video. Eshtë fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe unë e kisha ngatërru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa herë të gjithëve ne transmetim live. Po dy gazetarët u treguan shumë fun. Bravo”, ka shkrua Bledi teksa ka ri-postuar videon.