Emisioni i famshem “Big Brother VIP” startoi per here te pare ne televizionet shqiptare ne tetor te vitit te kaluar. I drejtuar nga Arbana Osmani, ky emision u kthye ne nje nga me te ndjekurit duke thyer rekorde te shumta shikueshmeri, ne Shqiperi dhe jo vetem.
Ndryshe nga sezonet e kaluara, kete here shtepia ishte e mbushur me persona te njohur te skenes shqiptare.
Dhe mesa duket “Top Channel” do vazhdojë me traditën pasi Lori Hoxha sapo e konfirmoi këtë.
Nepermjet nje postimi ne InstaStory, Lori lajmëroi se edicioni i dytë i “BBV” do vijë në dhjetor përsëri, pas Kupës së Botës.
Kështu ajo konfirmoi dhe transmetimim e “Fifa World Cup 2022”, që do pushtojë ekranin gjatë nëntorit dhe dhjetorit.
Mirepo, surprizat nuk mbarojne me kaq. Diten e djeshme, burime te aferta te “Top-Channel” bene me dije se producentja e njohur, Olsa Muhameti do largohet nga emisioni i “Perputhen” dhe vendin e saj e ze pikerisht Lori Hoxha.
Të njëjtat burime zbulojnë se si prezantuese në vënd të Bora Zemanit do të vijë Ori Nebiaj.