“E keqe dhe e rrezikshme”, Harry bën deklaratën e fortë ndaj Camilla-s

Princ Harry vazhdon me deklaratat e tij të forta ndaj familjes mbretërore e së fundmi u ndal tek Camilla, duke e quajtur indirekt djall.

Harry tha se anëtarët e familjes mbretërore kanë futur në shtrat djallin, referuar Camilla-s, duke shtuar se gjithçka shfaqet në media bëhet për shkak të imazhit.

Në librin e tij “Spare”, princi ishte shprehur se nuk e kishte pranuar martesën e Camilla-s me babain e tij. Sipas Harry-t të njëjtin qëndrim mbante dhe vëllai i tij Princi William.

Në një intervistë me prezantuesin e CBS, Anderson Cooper, Harry tha se dikur mendonte se Camilla ishte “e keqe” dhe “e rrezikshme”.

Ajo ishte personi i tretë në martesën e tyre. Ajo kishte nevojë për të rehabilituar imazhin e saj”- tha Harry.