Donaldi heq dore nga dhurata e “Big Brother VIP” per udhetimin neper bote! Por, pse?

Gjate kohes qe ishte ne shtepine e “Big Brother VIP” , Donaldi morri si dhurate nga produksioni nje udhetim ne plot 7 vende te botes, se bashku me Romeon.

Mirepo, para pak minutash ai ndau me ndjekesit e tij ne Instagram nje video ku shprehej se nuk do t’a realizonte vete kete udhetim, por do t’ua dhuronte 7 cifteve te tjere qe ai vete do t’i perzgjidhte me ane te komenteve ne Instagram.

https://www.instagram.com/tv/CaaVPR8FB7K/?utm_medium=copy_link

Kujtojme se pervec kesaj dhurate nga ana e produksionit, dy vellezerve iu mundesua edhe nje program i tyre ne “Top Channel”, “Me ler te flas”.

Persa i perket ketij programi pati shume aludime nese do te realizohej apo jo, pasi Donaldi dhe Romeo e kishin fshire kete video nga Instagramet e tyre, gje qe nga publiku u mendua si refuzim nga ana e binjakeve per shkak se fitorja e BBV i takoi Ilirit.