Në një intervistë të para disa ditëve, Aurela Gaçe u pyet për një bashkëpunim të mundshëm me Luiz Ejllin.
Në përgjigjen e saj Aurela la të kuptohet se nuk kanë një bashkëpunim në plan, teksa shtoi se gjërat e bukura zakonisht nuk lindin në hovet e mëdha.
Përgjigja e saj u deformua dhe u transmetua nga shumë media si refuzim për bashkëpunim. Pati reagime edhe nga figura publike si Mentor Kikia i cili tha se Luizi nuk vlera artistike për të bashkëpunuar me Aurelën.
Kjo e fundit ka reaguar sot në një status të gjatë duke shkruar se deklarata e saj është transmetuar keq dhe ajo është përdorur për klikime.
“Nuk ka faj njeri jo. Fajin e kam une që jap pergjigje. Por lajmin, titullin, e paska bere vete Top Channel. Sigurisht na shohin si klikime se ke demtojne, se çfare sajojne ne kjrriz te kujt, s’ka problem per ta. Sot u ktheva ne Tr, dhe shume vone pashe titullin e bere ne webin e vete Top Channel. E nderruan mbasi i kontaktova e u kerkova llogari por tani, teper vone. Faji ngelet jetim
Vini re vine re. O zot, çfare ndodh ne kete vend, vetem nga nje titull karrem , nuk di, nuk kam fjale. Degjoni ate qe kam thene. Shikoni intervisten. Lexoni ate qe kam shkruar. Eshte mese e qarte, e zeza mbi te bardhë. Kam dhene respekt dhe vetem kaq. Madje, kam thene se une bej bashkepunim le per qejf e jo per fame. Apo nuk kuptohet mire as kjo? Ai talentin e ka pasur edhe me pare, dhe mund te ndodhte nje bashkepunim edhe pa pasur kete zhurme. Une e vleresoj zerin, edhe pa famë. Edhe vete bashkepunimet e mija bder vite jane treguar se nuk kam rendur mbas fames se dikujt por kam bere bashkim energjish me njerez e artiste qe vleresoj. Pra, nese kam thene se unenketu do te jem edhe mbas 29 vitesh, eshte shume e qarte se jam gati te kendoj me dike qe ka talent edhe mbasi fama te bjerë ose te venitet. Me qarte se ka s’di. Me shume respekt se kaq, prape nuk di. Tutulli karrem i perdorur per te ndezur gjakra u be, u sajua. Bravo . Mua, me perdorën MISH PËR TOP. Hallall. Jeta vazhdon”.