Debatoi ashper me Arjan Konomin, konkurrentja e “Perputhen” merr mesazhe kercenuese (Foto)

Ne puntaten e djeshme te “Perputhen”, u transmetuan per here te pare disa pamje te debatit te ashper mes opinionistit Arjan Konomi dhe konkurrentes Mikela Pupa.

I gjithe debati filloi pasi Mikela Pupa i solli ne kujtese opinionistit disa fjale qe ai kishte thene per Efin ne fillimet e saj, se ajo mund te beje per vete edhe nje homoseksual, ndersa puntaten e shkuar e quajti deshtimin e “Per’puthen”.

Keto fjale te Mikeles e acaruan keq Arjanin sa filloi t’i ofendonte serish duke i quajtur “femra te clubeve te nates”, ndersa Mikela cohet dhe i shkon para fytyres duke i folur me tone te larta.

Situata agravoi akoma me teper, ndaj produksioni morri vendimin per pezullimin e Arjan Konomit.

E gjithe kjo situate duket se ka krijuar mjaft acarime te ndjekesit e Arjan Konomit, ku nuk kane nguruar te shprehin mllefin e tyre ndaj Mikela Pupes.

Nje gje te tille e beri te ditur vete konkurrentja, ku nepermjet nje postimi ne Instastory, tregon mesazhe me ofendime mjaft te renda nga nje ndjekes, duke i uruar dhe vdekjen.

 

Figurat e njohura kane ndare shpesh mesazhe te tilla, ku njerezit iu shprehin mallkime per veprime qe as nuk ndikojne ne jeten e tyre. Ndaj dhe keto mesazhe jane te papranueshme jo vetem per figurat publike por per askend!