Reperja amerikane Cardi B ishte duke performuar në Drai’s Beachclub të shtunën, kur një nga fanset e spërkati me lëng në skenë, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Cardi B u shfaq e tronditur për një moment dhe më pas hodhi mikrofonin e saj në publik.
Mirëpo, thuhet se Cardi gabimisht ka goditur një tjetër vajzë në vend të asaj që i hodhi pijen.
Ndaj, vajza që u godit me mikrofon e ka paraqitur këtë rast në polici, thanë autoritetet.
Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit tha se një vajza raportoi për këtë rast ndaj saj.
Incidenti është dokumentuar në një raport të policisë, por nuk është bërë asnjë arrestim, thanë zyrtarët, shkruan Skynews.