Pak më parë Valbona Mema ka marrë vendimin për të lënë menjëherë shtëpinë e “Big Brother VIP”, kjo për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të një prej familjarëve të saj.
Pas komunikimit të lajmit në dhomën e rrëfimit, ajo i tregoi Luizit dhe Oltës se do të linte garën.
Por këngëtarja nuk preferoi t’i takonte banorët e tjerë në mënyrë që mos të rëndohej akoma më shumë emocionalisht.
Valbona kaloi një muaj brenda shtëpisë dhe duket se ishte kthyer në një prej konkurrenteve të preferuara të publikut, mirëpo për fat të keq rrugëtimi i saj duhet të mbyllej në këtë mënyrë.
Gjithashtu, televotimi që u hap për ditën e shtunë nuk do të jetë më i vlefshëm ndaj është anulluar.