Cfare ndodhi? Çifti i shumëkomentuar i showbiz-it shqiptar i jep fund lidhjes

Arjon Luli dhe Serena Sula i kanë dhënë fund lidhjes. Këtë e ka deklaruar vetë Arjoni, me anë të disa postimeve në Instastory.

Ai ka publikuar një foto të tyre, shoqëruar me këngën e Majkut- S’jena mo.

“2022 nis film tjetër. Kujdesu për veten rrapatushe”, ka shkruar Arjoni.

Më tej ai ka sqaruar se lidhja e tyre ka përfunduar me të vërtetë:

“Nuk jemi më. Nuk është shaka o njerëz! Nuk bëj skema unë!”

Gjithashtu Arjoni i ka bërë thirrje Eduart Kuçit të mos merret me Ana Lleshin e cila sipas tij ka silikon, por të kthehet nga Serena.

“Gjuju më mirë te Serena se e ke single. E shikon vëlla, të dhashë kur*** më të mirë”, ka shkruar ai ndër të tjera.