Pak më parë u bë publike një bisedë private e Zhaklin Lekatarit, ku dëgjohet teksa bën një deklaratë të papritur.
Në një mesazh zanor ajo shprehet se burri i Oltës është përpjekur t’a shantazhojë.
“Unë ja thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Edhe ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës“- shprehet Zhaklina.
Në lidhje me këtë mesazh zanor që ka qarkulluar në rrjet, ka reaguar pak minuta më parë Zhaklina Lekatari.
Teksa postoi një video në rrjetin e saj social, Instagram, Zhaklina konfirmoi se lajmi është i vërtetë por shprehet se ka përdorur termin e gabuar. Opinionistja shton gjithashtu se e ka vënë dijeni produksionin për këtë ngjarje.