Prej muajsh në mediat online kanë qarkulluar lajme për lidhjen e re që artisti i njohur Bojken Lako po jeton.
Aludimet nisën pasi vetë ai ndau një foto romantike ku shihej duke mbajtur krahun e një vajze, dhe më pas ata u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa ishin në një klub duke kaluar kohë së bashku.
Bojkeni disa javë më parë ndau një imazh të qartë të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën në rrjetin e tij social Instagram, ku ata shiheshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Ndërkohë që këtë të martë ka ardhur edhe dedikimi i parë publik. Partnerja e Bojkenit, Izzy Lekaj, feston ditëlindjen e saj dhe në këtë ditë të veçantë këngëtari ka publikuar një tjetër foto me të dhe krah saj ka bërë urimin e ëmbël.
“Edhe 100 dashuria ime”, ka shkuar Bojkeni, teksa të shumta kanë qenë urimet nga miqtë, të afërm dhe ndjekësit e artistit.
Mesa duket gjërat po shkojnë më së miri mes tyre dhe ndaj ata tashmë e kanë bërë publike lidhjen. Partnerja e tij e ka mbështeti partnerin e saj në “Festivalin e Këngës” duke publikuar story teksa ai ndodhej në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Disa javë më parë artisti i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, foli për herë të parë publikisht në lidhje me këtë marrëdhënie.
“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”.