Që pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, marrëdhënia mes Krist Aliaj dhe Dea Mishel u pa si më tepër se sa thjesht miqësi.
Edhe pse dyshja asnjëherë nuk e pranuan dhe as nuk e mohuan, veprimet dhe afrimiteti i tyre shtonte vazhdimisht dyshimet.
E si për t’i shtuar akoma më shumë benzinë zjarrit, postimi i djeshëm i Deas për Kristin, shoqëruar me komentin e Ronaldo Sharkës, u duk se vendosi “pikat mbi i”.
E pasi bënë lëmsh rrjetin e thanë fjalët më të ëmbla për njëri-tjetrin, Kristi dhe Dea kanë reaguar sërish. Ishte Kristi ai që vendosi të sqarojë i pari situatën duke theksuar se blogeren e ka vetëm mikeshë e madje është në një marrëdhënie me dikë tjetër.
Të njëjtin postim e ka ri-shpërndarë edhe Dea në Instagramin e saj, duke shkruar edhe ajo disa fjalë.
Dea sqaron se Kristi i është kthyer në një mik të vërtetë dhe nuk ka asgjë më tepër mes tyre. Madje ajo habitet se si njerëzit nuk e kuptojnë këtë.