Fifi duket se ka nisur një lidhje të re dashurie. Këngëtarja e njohur, e cila i komplimentua për pamjen në primen e së martës duket se paska arsye për të shkëlqyer.
Ajo ka postuar një video ku shihet e kapur perdore me një mashkull, fytyra e të cilit nuk duket dhe mendohet se është në lidhje dashurie, dyshime të cilat i ngjalli vet.
Videon ku djaloshi i ledhaton dorën, ajo e ka shoqëruar me këngën “You are the reason”, një dedikim shumë i ndjerë dashurie.