Ditën e sotme “Vëllai i madh” u ka kërkuar banorëve të vihen në rolin e opinionistëve për të komentuar lojën e konkurrentëve të edicionit të parë.
Mendime të ndryshme kishte për disa nga banorët më të komentuar të shtëpisë, duke përfshirë këtu Ilirin, Donaldin, Einxhelin apo Arjolën.
Përsa i përket kësaj të fundit, Luizi bëri një deklaratë të papritur ku u shpreh se, ndryshe nga ç’është shfaqur Arjola në BBV, fëmijëve të saj nuk u mungon asgjë dhe se sipas tij ishte lojtarja më fallco.
“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absoultisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendtte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- u shpreh Luizi.