Mbrëmjen e djeshme në “Goca & Gra”, gjatë një diskutimi për rritjen e çmimeve në sezonin veror, Armina Mevlani shprehu ankesat e saj përsa i përket pushimeve.
Ajo tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.
“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Armina në “Goca dhe Gra”.
Një tjetër problem për të është edhe mungesa e privatësisë, duke qenë se është personazh i njohur për publikun.
Armina tha se pushimet që ka shijuar më shumë kanë qenë kur ajo ishte ende shumë e vogël, tek u shpreh se të përfundosh në gazetë ndërkohë që je me pushime, nuk është aspak e këndshme.
“Kam qenë njëherë në Borsh, tek shtëpia e një familjeje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën, darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen. Tani do shkoja, por me jugun e Shqipërisë kam probleme. Gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua, jo u shëndosh, më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat, e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjë”.