Armina Mevlani e thote TROÇ: “Einxhel nuk me pelqen fare”. Ky banor fiton “BBV”

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” janë bërë parashikime rreth fituesit të madh të “Big Brother VIP”. Tashmë edhe një javë ka ngelur nga finalizimi i reality-show. Të premten më 18 shkurt mbahet finalja dhe ethet e garës janë bërë më të forta.

Edhe Armina Mevlani bëri parashikimin e saj, ku përjashtoi kategorikisht nga çmimi Einxhel.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”- tha ajo.

Nga ana tjetër, Dalina Buzi zgjodhi Donaldin si fitues, Rita Petro Monikën, kurse Fatma Haxhialiu tha se do donte ta fitonte Beniada.

https://www.instagram.com/p/CZxXDaDl4WL/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3b2a9779-b0ed-4787-96ca-d4ea4b6987b4