Largimi i Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka qenë shumë i bujshëm për shkak të përballjes së këngëtares me realitetin e jashtëm, të cilës ajo i druhej gjatë gjithë rrugëtimit.
Megjithatë, me daljen e saj, ajo nuk ka dhënë asnjë reagim dhe nuk është përfshirë në rrjetet sociale.
Mirëpo, mamaja e Beatrix, Antigone Ramosaj ka publikuar një video në llogarinë e saj të “Instagram”, në të cilën ka takuar vajzën e saj në ambjentet e “Top Channel”, fill pas eleminimit. Beatrix është me lot në sy, ndërkohë që i dhuron të ëmës një përqafim të gjatë.
https://www.instagram.com/tv/CZDWEQBgoep/?utm_source=ig_web_copy_link
Komentet pozitive kanë qenë të shumta nga të dashurit dhe të afërmit e ish-konkurentes së “Big Brother VIP Albania”, rrugëtimi i së cilës është përfolur gjatë.