Pas largimit nga programi i “Perputhen”, vemendja dhe kurioziteti i ndjekesve per Albi Dhimen shtohet dita dites.
Se fundmi, ish konkurrentit iu publikuan disa foto ku ai ndodhej ne krah te nje vajze te panjohur, se bashku me Bashkimin dhe Alvisen.
Kjo ka ndodhur si pasojë e hack-erimit të “Instagram”-it të Alvisës dhe publikimit të gjithë bisedave te saj me konkurrentët e programit të dashurisë.
Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe Alesja, vajza për të cilin ai u deklarua në emision.
“Jam gjykuar tani po e vërteta ka dalë në fund sepse ai kishte një tjetër, ka qenë i lidhur gjatë kohës që ai ka qenë në emision, sepse kanë dalë fotot. Është përhapur nëpër portale, kanë dalë fotot e atij, dy ditë para deklarimit. Unë nuk po akuzoj dikë po po them atë që kam parë, siç ai flet çdo gjë nëpër intervista gjëra të tjera dhe unë kam të drejtën time të them që ai djal ka qenë i lidhur këtu në emision ndërkohë që ka bërë deklarimin për mua dhe çdo gjë tjetër.”- u shpreh ajo, ndërkohë që pati reagime të shumta në studio nga konkurrentët.
Por nuk ka vonuar përgjigja nga Albi, i cili thumboi Alesjan përmes një shkrimi krah fotos së tij.
“Disa njerëz për të pastruar veten, fëlliqin të tjerët… Fillimisht kujdesu për veten”, ka shkruar ai.