Chris Hemsworth është një nga aktorët më të suksesshëm në botë, por duket se e ardhmja e karrierës së tij do të jetë krejtësisht ndryshe.
Aktori ka ndarë në Instagram një foto të tij duke mbajtur në dorë një aligator dhe një lepur të vogël, ndërsa dy papagaj qëndrojnë në shpatullat e tij.
Në foto shfaqet edhe një nga djemtë e tij binjakë, i cili shihet i mbështetur mbi trupin e aktorit.
“Duke bërë para si detektiv i kafshëve shtëpiake. Sapo i riktheva këto kafshë tek pronari i tyre i ligjshëm. Djali im. Ai po përpiqet të paguajë me dashuri. Unë do të preferoja para në dorë”, shkroi aktori përkrah fotos duke i bërë të gjithë fansat e tij për të qeshur.
Sigurisht që e gjithë kjo ishte në kontekstin e një shakaje, sepse Chris Hemsworth nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aktrimi, të paktën për momentin.
Chris është i njohur për rolet e tij në filma të famshëm si “Thor” dhe “Avengers”.