“Oscars” është goditur nga skandali më i madh në historinë e tij 94-vjeçare, pasi dhuna shpërtheu në skenë, kur Will Smith sulmoi Chris Rock dhe e goditi atë për një shaka që ai bëri me flokët e gruas së Will Smith, vetëm disa minuta para momentit të kurorëzimit të karrierës së tij kur fitoi çmimin për aktorin më të mirë.
Menjëherë pas ngjarjes së mbrëmshme ka reaguar Akademia e ndarjes së çmimeve Oscars, e cila përmes një postimi u shpreh:
“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë forme. Sonte kemi kënaqësinë të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga bashkëmoshatarët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën”.
The Academy does not condone violence of any form.
Tonight we are delighted to celebrate our 94th Academy Awards winners, who deserve this moment of recognition from their peers and movie lovers around the world.
— The Academy (@TheAcademy) March 28, 2022