Dyshja e njohur, Luiz dhe Kiara zyrtarizuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” pasi shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë gjatë dasmës së organizuar në kuadër të lojës.
Prej atij momenti, çifti është parë më i afërt se kurrë, aq sa së fundmi po diskutonin dhe planet për një fëmijë.
Kiara u shpreh se si fillim dëshiron ta njohë më mirë Luizin, të bashkëjetojë me të, ndërsa këngëtari e kërkon me ngulm një fëmijë.
Në lidhje me këtë, çifti është ngacmuar pak dhe nga Olta Gixhari.
Ajo i solli ndërmënd Luizit dhe Kiarës pse nuk e bëjnë një fëmijë brenda reality showt, por kjo e fundit u tregua e prerë se është kundër kësaj.
Pjesë nga diskutimi:
Luizi: “I preka barkun dhe më tha të lutem se nuk jam gati.”
Kiara: “Do vijë natyrshëm.”
Luizi: “S’do pres të vijë natyrshëm.” (qeshin)
Olta: “Pse nuk e nisni këtu ju? Ka vend, të heqin kamerat.”
Luizi: “Kur tani apo nesër.”
Kiara: “Çfarë thua, o Olta!”
Olta: “Shumë bukur do të ishte.”
Luizi: “S’ka nevojë t’i heqin kamerat ata, nuk bëhet fjalë.”
Kiara: “Kurrë, edhe sikur të thoshin nesër mbaron jeta jote, se bëj kurrë atë gjë.”
Olta: “Me burrin tënd je.”
Luizi: “S’ka lidhje.”