Elhaida Dani festoi dje ditëlindjen dhe ditën e saj speciale e ka festuar me partnerin, Ledianin dhe miqtë e ngushtë.
Çifti së fundmi u përfol për ndarje pasi për Shën Valentin ata nuk u panë bashkë, megjithatë kjo ditëlindje i ka hedhur poshtë këto lajme.
E ndonëse për Shën Valentin nuk pamë ndonjë dedikim, për ditëlindje nuk munguan.
Lediani postoi një foto krah Elhaidës ku shihen të përqafuar dhe e uroi: “Gëzuar ditëlindjen”, shoqëruar me një zemër.
Gjithashtu dyshja u panë bashkë pak ditë më parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.