Të kalosh kohë vetëm është shumë e rëndësishme për një stil jete të shëndetshëm.
Ju jep mundësinë të reflekton, të çlodheni dhe të mbusheni me energji të reja.
Duke qëndruar më shumë me veten ju zhvilloni gjithashtu pavarësinë dhe vetëbesimin.
Po si ta kuptoni që keni nevojë urgjente për të qëndruar vetëm?
1.
Ndihesh e mbingarkuar dhe shumë e stresuar. Ke vështirësi në përqëndrim apo në realizim detyrash.
2.
Ndiheni të ezauruar dhe të rraskapitur.
3.
Keni mungesë energjie dhe motivimi.
4.
Ke probleme me gjumin.
5.
Të duhet shumë pak kohë për t’u inatosur dhe acaruar.
6.
Ndjen se ke vështirësi për t’u lidhur me të tjerët.
7.
Je gjithmonë duke vrapuar dhe kurrë nuk ke kohë për veten.
8.
Ndjen se nuk ke asnjë lloj hobi apo interesa personale.
9.
Ndjen sikur je në mënyrë të vazhdueshme duke marrë drejtime të ndryshme.
10.
Të duket sikur ke humbur identitetin dhe je shkëputur nga vetja jote.
11.
Ndjen se nuk ke më kontroll mbi jetën tënde.
12.
Të duket sikur s’po jeton jetën që do të doje të jetoje.
Nëse po përjeton të gjithë këto shenja, një ide e mirë është të marrësh pak kohë pushim për t’u shkëputur nga punët e tjera dhe të merresh me veten. Kjo do të të ndihmojë të rifokusohesh, të rikarikohesh dhe të kujdesesh më shumë për çfarë ti do. Eshtë shumë e rëndësishme të gjesh një ekuilibër mes të qëndruarit me veten dhe me të tjerët në mënyrë që marrëdhëniet që krijojmë të jenë të gjitha të shëndetshme.
Burimi: Psychology Today