Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

7 zakone të përditshme që pa e ditur ‘vrasin’ jetën tuaj seksuale

LokimagazineLokimagazine23 August, 2023

Kur jeta jonë seksuale nuk është realisht ajo që ne duam, nuk është e lehtë të përcaktojmë menjëherë arsyen.

Në shumë situata, janë zakonet e përditshme që ndoshta ju i keni anashkaluar pa e ditur se ato ndikojnë në kënaqësinë seksuale në çift.

“Jeta seksuale e shumë njerëzve po bëhet viktimë e stilit të jetesës”, tha për “HuffPost” seksologu Lawrence Siegel. “Ka shumë gjëra të dukshme që kontribuojnë në uljen e dëshirës seksuale, si stresi dhe gjumi i tepërt, por ka disa të tjera për të cilat ia vlen të mendojmë në pjesën më të madhe të jetës sonë të përditshme”.

Ja shtatë prej tyre:

Qëndrimi gjatë në telefon

Të gjitha orët e kaluara në Instagram dhe TikTok mund të ndikojnë në aftësinë për të përjetuar kënaqësi në shtrat. “Të shpenzosh shumë kohë duke u zhytur në botën dixhitale do të thotë më pak kohë për të krijuar ose forcuar lidhjet personale”, tha për “HuffPost” terapisti i seksit, Kelifern Pomeranz.

Kaloni shumë kohë ulur

Nëse keni një punë në tavolinë, ka të ngjarë të kaloni pjesën më të madhe të ditës ulur. Të qenit i ulur ndikon në shëndetin fizik. Kjo sjell edhe efekte negative shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri. “Studimet tregojnë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis rritjes së aktivitetit fizik dhe përmirësimit të shëndetit seksual. Pasiviteti ndikon negativisht në gjendjen dhe perceptimet e partnerit”, shtoi ajo.

Të mendosh për punën ditën dhe natën

E gjeni veten duke kontrolluar emailet gjatë gjithë mbrëmjes? Ose ndoshta nuk mund të ndaloni së foluri për punën, ndërsa jeni me partnerin dhe përpiqeni të kaloni pak kohë cilësore së bashku. “Mund të jetë e vështirë të kesh një ndarje midis kohës së punës dhe kohës së lojës. Por, nëse mendja juaj nuk futet në emocionet e seksit do e keni të vështirë”, tha seksologia Luna Matatas.

Prisni kohën e gjumit për të menduar për seksin

Shumë njerëz nuk fillojnë të mendojnë për seksin derisa të kenë plotësuar listën e detyrave. “Imagjinata jonë erotike është e disponueshme për ne gjatë gjithë kohës dhe luan një rol në nxitjen e eksitimit. Të veshësh diçka që të bën të ndihesh seksi, edhe nëse nuk ke asgjë poshtë rrobave duket erotike apo jo”, tha Matatas.

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Ju ndoshta nuk e dini, por pirja e ujit mund të prishë jetën tuaj seksuale. “Hidratimi është pjesë përbërëse e eksitimit, orgazmës dhe kënaqësisë”, tha Goody Howard për “HuffPost”. Hidratimi i duhur ndihmon trupin të kryejë funksionet e nevojshme, madje ndikon edhe në emocionet në shtrat.

Pirja e tepërt e alkoolit

Pirja e rregullt e alkoolit, veçanërisht në sasi të mëdha, mund të ketë efekte negative në jetën seksuale, duke përfshirë dëmtime gjatë aktit, por edhe thatësi vaginale ose vështirësi në mbajtjen e ereksionit.

“Droga dhe alkooli ndikojnë në aftësitë tona për të përjetuar orgazma”, tha terapisti i seksit Jesse Kahn.

Marrja e ilaçeve të ndryshme

Disa medikamente, duke përfshirë ato që përdoren për trajtimin e depresionit, ankthit, presioni i lartë i gjakut dhe kancerit, mund të ulin dëshirën seksuale. Nëse mendoni se ilaçet mund të jenë fajtorë për problemet në jetën seksuale, duhet të flisni me një profesionist.

Health officials in the United States say the Delta variant of the coronavirus continues to spread and now accounts for about 83% of COVID-19 cases in the country. This is a dramatic increase from the week of July 3, when the variant accounted for about 50% of coronavirus cases.

“The best way to stop the spread of COVID-19 variants is to prevent the spread of the disease and vaccination is the most powerful tool we have,” said Dr. Rochelle Walensky, director of the Centers for Disease Control and Prevention, during a U.S. Senate hearing Tuesday.

Senior U.S. infectious disease expert Anthony Fauci said authorized COVID-19 vaccines in the country are more than 90% effective in preventing hospitalizations and deaths.

Dr. Walensky said deaths from COVID-19 in the U.S. averaged 239 per day over the past week, nearly 48% higher than the week a week earlier. Delta is much more contagious than other variants of the coronavirus. It was first discovered in India, but has now been identified worldwide.

Related Posts

Mira Murati në Hollywood, historia e OpenAI tashmë do të bëhet film

5 June, 2025

I përmendën ish-in, shpërthen në lot Egli Tako: “Është akumuluar…”

22 December, 2024

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve mund ta gjejnë personazhin shqiptar në foto

11 November, 2024

Father of Taylor Swift fan who died at Brazil concert speaks out: ‘No words to express my pain’

20 November, 2023

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kutia e zezë zbulon fjalët e fundit të pilotit para përplasjes së avionit

Ajka feston ditëlindjen – Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj marrin gjithë vëmendjen

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.