Teksa ishte e ftuar ne emisionin “Goca dhe Gra”, pervec pozicionit te saj si moderatore ne emisionin me te ndjekur te momentit “Për’puthen”, Bora Zemani foli per here te pare edhe per jeten e saj private qe pas ndarjes se bujshme nga Donald Veshaj.
Ajo ka qene edhe me heret e ftuar ne intervista, por teksa pyetej per jeten private, vendoste te mos fliste fare, duke mos e pranuar e as mohuar ndarjen nga Donaldi.
Por, tashme e tha hapur. Eshte 100% single dhe thjesht po merret me te gjitha angazhimet e saj, duke perfshire ketu programin qe eshte tejet i ngarkuar, por edhe biznesin e saj.
Perpos ketyre, nje pjese te mire te kohes e merr prioriteti i Bores qe eshte pikerisht djali i saj, Arbori.
Ajo gjithashtu shtoi se per momentin nuk ka nevoje per nje partner ne jeten e saj, pasi ne te kundert do kishte bere dicka per kete gje.
Bora tha se eshte pak e veshtire te gjesh njr partner te plotesuar, ashtu siç vete ajo eshte, nje biznesmene, moderatore e suksesshme dhe e devotshme, dhe shtoi se shpesh partneret nuk te behen krah, dhe kerkojne gjithmone te jene “burri” duke kerkuar vetem llogari, pa e ditur shume mire se çfare nenkupton roli i burrit.