Mevlani ka komentuar në prapaskenë dhuratën që i bëri Ledjana. Bëhet fjalë për një kornizë me kordat e zërit teksa thuhet fjala “Të dua”.
Këtë dhuratë të ndjerë, Ledjana ia dedikoi Mevlanit për të cilin është deklaruar dhe gjërat duket se po shkojnë në drejtimin e duhur.
Gjatë bisedës me Sarën dhe Geljanin, Mevlani bën shaka duke thënë se “do ta thyej”. Ndërsa më pas tregon se shumë njerëz janë në pritje të këngës së dytë dedikuar për Ledjanën dhe të gjithë janë në pritje të saj.
Por nuk tregoi nëse po punon për të apo nëse së shpejti do të kemi një tjetër projekt dedikuar ndjenjave të tij për Ledjanën.