Një kritikë që daton 80 vite më parë e ka prishur vlerësimin 100% të filmit “Citizen Kane” në faqen e përmbledhjes së vlerësimeve, Rotten Tomatoes
Një përdorues i Twitter-it vuri në dukje ndryshimin e vlerësimit të “Citizen Kane” për shkak të një kritike negative të shkruar në vitin 1941. Nuk është e qartë se kur Rotten Tomatoes e ka hedhur kritikën, por faqja në internet me emrin Boing Boing sugjeron që ka ndodhur midis 25 shkurtit dhe 15 prillit, pasi ka krahasuar disa pamje të arkivuara
Rotten Tomatoes literally dug up an 80 year old negative review of Citizen Kane and now the movie no longer has a 100% fresh rating pic.twitter.com/0I8cxvuGdd
— Screaming Pectoriloquy (@Caulimovirus) April 26, 2021
Kritika u botua në Chicago Tribune më 7 maj 1941, me titullin “’Citizen Kane’ nuk arrin t’i bëjë përshtypje kritikut si filmi më i madh ndonjëherë”, një javë pasi filmi u shfaq për herë të parë në New York dhe një ditë pas premierës në Chicago. Autori i artikullit, me pseudonimin Mae Tinee shkruan: “Është interesant. Është ndryshe. Në fakt, është aq i çuditshëm sa mund të mos bëhet më. Po sakrifica e thjeshtësisë ndaj të çuditshmes i heq dallimin dhe vlerën e përgjithshme të argëtimit”.
Artikulli nënkupton që statusi i “Citizen Kane” si filmi më i mirë i të gjitha kohërave ishte një lojë para se të dilte në treg. Duket se interesi për filmin është ringjallur pas filmit fitues në Oscars 2021, “Mank”, subjekti i të cilit ndërtohet te historia e skenaristit të alkoolizuar Herman J. Mankiewicz teksa përpiqet të përfundojë skenarin për “Citizen Kane”.
Filmi i vitit 1941 me regji të Orson Welles shqyrton jetën dhe trashëgiminë e Charles Foster Kane, luajtur po nga Welles, një personazh i bazuar pjesërisht te manjatët e mediave amerikane si William Randolph Hearst, Joseph Pulitzer, Samuel Insull dhe Harold McCormick, si edhe te aspekte të jetës së skenaristëve. Edhe pse nuk gjendet më në listën e Rotten Tomatoes me filma të vlerësuar 100%, “Citizen Kane” konsiderohet si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave.