Princi duket se ka hedhur “grepat” tek Sindi duke lënë pas Aristelën, për të cilën duket se kishte një pëlqim të fortë.
Në një bisedë mes tyre gjatë kohës së publicitetit, Princi dhe Sindi po flisnin për miqësinë mes njëri tjetrit.
Në një moment, Princi tha “e plasi bombën, shokë jemi”. Mënyra ironike që përdori ngriti dyshime tek Sindi, e cila u shpreh se nuk kanë flirtuar asnjëherë dhe kërkonte të dinte mendimin e tij të vërtetë në lidhje me marrëdhënien që kanë.
“Unë të qëndroj gjithmonë afër, duhet të kesh kuptuar diçka”, i tha Princi ndërsa Sindi donte që ai t’ja thoshte troç se e pëlqen. Por Princi tha se hezitoi ta bënte këtë gjë pasi ajo e cilësoi si shok.