Pak para se të niste emisioni, Ledjana po bisedonte me Sindin për takimet që ka pasur Mevlani me vajzat e tjera të programit. Mevlani ishte i pranishëm dhe dëgjonte Ledjanën që thoshte se i dalin në rrjete sociale momente kur ai i thotë vajzave “Të të puth pak tek buza”.
Ndërsa Mevlani e kalon me të qeshur këtë situatë, Ledjana vazhdon më tej duke thënë “imagjino të më dali Fjorela me arush”. Për këtë i referohet momentit kur Mevlani u largua për disa ditë në Gjermani dhe u kthye me arush për Fjorelën, një prej vajzave për të cilat ka pasur interes. Ndërsa Mevlani e merr me të qeshur të gjithë këtë situatën dhe fillon të këndojë duke thënë se kështu arrin të bëjë Ledjanën për vete.
Të dy kanë disa kohë që janë deklaruar për njëri tjetrin dhe pritet që të dalin çift nga programi, megjithëse mbetet për tu parë se si do të shkojë marrëdhënia e tyre.